Aktualitet

Ndryshimi i emrit të Urës Vajgurore, Klosi: Është joestetik

Shkruar nga Liberale
Ndryshimi i emrit të Urës Vajgurore, Klosi: Është joestetik

Një projektligj i propozuar në Kuvendin e Shqipërisë nga ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi synon të ndryshojë emrin e bashkisë Ura Vajgurore në Dimal, emri i një qyteti ilir që është identifikuar në një kodër pranë qytetit aktual.

“Emërtimi ekzistues , një emërtim jo estetik për t’u pwrdorurur, i ka humbur prej shumë kohësh aktualiteti edhe shpesh etiketohet si i papëlqyeshëm,” shkruan Klosi në relacionin shoqërues të propozimit.

Sipas Klosit, propozimi për emrin e ri është një “vizioni i ri për ta ndryshuar këtë emërtim në “Dimal”, një emërtim gjithëpërfshirës edhe i lidhur me identitetin tonë historik nga qytetërimi ilir.”

Sipas Klosit, qyteti i Dimalit ka pasur një rol të rëndësishëm gjatë luftërave Iliro-Romake, e madje edhe vetë Hanibali ka shprehur interesin që ky qytet të mos bjerë në ndikimin roman, shkruan Birn.

Bashkia e Urës Vajgurore u krijua në vitin 2015 me reformën administrative.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH