Aktualitet

Ndryshimet në kabinetin qeveritar, dërgohen në presidencë për t’u dekretuar emrat e ministrave të rinj

Shkruar nga Liberale
Ndryshimet në kabinetin qeveritar, dërgohen në presidencë

Dy ditë pasi kryeministri Edi Rama njoftoi ndryshimet në qeveri, emrat e rinj të ministrave janë dërguar në Presidencë për t’u dekretuar nga kreu i shtetit Bajram Begaj.

Burime pranë presidencës konfirmojnë se nga kryeministria ka shkuar kërkesë për dekretimin e ministrave të rinj.

Ashtu siç i kishte paralajmëruar, kryeministri Rama konfirmoi  7 ndryshime në kabinetin qeveritar në Asamblenë e PS-së të zhvilluar më 4 shtator.

Cilat janë ndryshimet në qeveri?

Janë 7 ndryshime në qeveri, ku 4 prej tyre janë emra të rinj, ndërsa një e rikthyer në kabinet. Olta Xhaçka Ministre e Jashtme, Ministrja e Bujqësisë, Frida Krifca, Ministrja e Arsimit Evis Kushi dhe Edona Bilali, Milva Ekonomi nuk do të jenë më pjesë e qeverisë.

U largua nga detyra, Olta Xhaçka e cila mbante postin e Ministres së Jashtme, të cilin tashmë e merr Igli Hasani ish ambasadori i Shqipërisë në OSBE, deri në 2021.

Ogerta Manastriliu është larguar nga Ministria e Shëndetësisë, duke marrë drejtimin e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe në vend të saj emërohet Albana Koçiu, e cila mban aktualisht pozicionin e Drejtorit të Departamentit të Administratës Publike që prej vitit 2013.

Nga krahu tjetër, në Ministrinë për Ekonominë dhe Financat është emëruar ministër Evin Mete, duke zëvendësuar Delina Ibrahimaj, që merr drejtimin e Ministër Shteti për sipërmarrjen dhe klimën e bizensit, duke zevendësuar  Edona Bilalin.

Anila Denaj, deri pak kohë më parë, Ministër e Financave, rikthehet në Kabinet, në postin e Ministrises së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, e mbajtur Frida Krifca.

Kryesocialisti Rama, po ashtu njoftoi dhe krijimin e Ministrinë e Pushtetit Vendore, të cilën do të ja besoj Arbian Maznikut, aktualisht nënkryetar i Bashkisë së Tiranës. Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet e drejtuear nga Mliva Ekonomi, shkrihet.

Emrat e ministrave që ikin dhe të atyre që vijnë

Ministër i Financave dhe Ekonomisë - Emërohet Ervin Mete; Largohet Delina Ibrahimaj

Ministër Shteti për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit - Emërohet Delina Ibrahimaj; Largohet Edona Bilali

Ministre e Shëndetit dhe Mirëqenies Sociale - Emërohet Albana Koçiu; Largohet Ogerta Manastirliu

Ministër i Arsimit dhe Sporti - Emërohet Ogerta Manastirliu; Largohet Evis Kushi

Ministër për Europën dhe Punët e Jashtme - Emërohet Igli Hasani; Largohet Olta Xhaçka

Ministër i Bujqësisë dhe Zhvillimit - Emërohet Anila Denaj; Largohet Frida Krifca

Ministër i Pushtetit Vendor (Ministri e re): Emërohet Arbjan Mazniku

Ministria e Shtetit për Standardet dhe Shërbimet (Shkrihet) - Largohet Milva Ekonomi

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH