Aktualitet

Ndryshimet në Asamblenë e PS, Ngjela: Si duket Ramës i kanë ardhur të dhëna nga SPAK-u

Shkruar nga Liberale
Ndryshimet në Asamblenë e PS, Ngjela: Si duket Ramës i kanë

Gjatë një interviste televizive analisti Spartak Ngjela ka folur në lidhje me ndryshimet e bëra ditën e djeshme në Asamblenë e PS, e cila ishte paralajmëruar prej ditësh nga kryeministri Edi Rama.

Analisti Ngjela tha se Rama në këtë fjalim, ndryshe nga të tjerët, ka qenë i drejtëpërdrejtë dhe pa sorollatje.

Ai mendon se Rama mund të ketë marrë informacione nga ndërkombëtarët ose SPAK, dhe ka bërë këto lëvizje.

“Rama nuk ka përgjegjësi morale për x dhe y, Rama ka përgjegjësi ligjore për qeverinë. Sot ai e nxori në sistem atë që ai ua ka thënë atyre në mënyrë sporadike.

Ky është fjalimi i parë që kam dëgjuar nga Rama. Më ka tërhequr që nga fraza e parë. Nuk kishte sorollatje në kavanishte, ishte i drejtpërdrejte dhe kuptohet që ka një sistem të brendshëm.

Nga fjalimi kuptova që ka krijuar një sistem të brendshëm për goditjen e korrupsionit. Si duket i kanë ardhur të dhëna nga ndërkombëtarët ose nga SPAK-u.

Ky është kryeministri i parë që flet për goditjen anti-korrupsion. Nuk ishte shumë i qetë. Fjalët që tha ishin shumë të rënda. Ky indirekt, tha se nuk do merret fare me SPAK, por kush ka “futur duart” do mbajë përgjegjësi”, tha Ngjela.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH