Aktualitet

Ndryshimet kushtetuese, PS: Listat e hapura, vendim i pakthyeshëm

Shkruar nga Liberale
Ndryshimet kushtetuese, PS: Listat e hapura, vendim i pakthyeshëm

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla ka akuzuar opozitën jashtëparlamentare se është vënë në anën e gabuar të historisë, me kundërshtimin e ndryshimeve kushtetuese për lista të hapura zgjedhore.

Balla tha se ky është një vendim pa kthim e kush e kundërshton vihet kundër popullit të tij.

Ndërkohë, ndryshimet kushtetuese të miratuara në 30 korrik ndodhen tashmë në tryezën e Presidentit Ilir Meta, por vetëm formalisht. Kjo pasi, neni 177 i ligjit themeltar të shtetit parashikon se Presidenti nuk ka të drejtë të kthejë për rishqyrtim ligjin e miratuar nga Kuvendit për rishikimin e Kushtetutës.

Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar antikushtetues dhe të papranueshëm votimin e fund korrikut.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH