Aktualitet

Ndryshimet Kushtetuese/ Meta thumbon Ramën: Nuk bëhet kiameti se...

Shkruar nga Liberale
Ndryshimet Kushtetuese/ Meta thumbon Ramën: Nuk bëhet kiameti se...

Ndërsa një ditë më parë në mbledhjen e Këshillit të Legjislacionit dhe Komisionit të Ligjeve, u miratua ndryshimi kushtetues, sipas të cilit në zgjedhjet parlamentare nuk do të ketë koalicione parazgjedhore, si dhe hapja pjesërisht e listave, vjen reagimi i Presidentit Ilir Meta.

Përmes një statusi në Facebook, ku hedh një video të kryeministrit Rama, Presidenti Meta shprehet përmes ironisë: "Sidoqoftë duhet të shpresojmë se nuk do bëhet një faj shumë më i rëndë se ai i vitit 2008. Një herë edhe mund të mbahet fjala se nuk bëhet kiameti!"

JA CFARË THOTË RAMA NË VIDEO

Askush të mos presë dhe të mos mendojë se Partia Socialiste do ndërhyjë në Kushtetutë me nxitimin që ndërhyri 4 vite më parë (2008).

NË ASNJË MËNYRË JO!

Ne jemi të bindur se gjithmonë do bëjmë gabime, por ama ajo që e dallon një forcë të pjekur nga një forcë aventurash, është se bën gjithmonë gabime të reja, nuk bën gabime të përsëritura.

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/videos/300488057736590

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH