Aktualitet

Ndryshime në Presidencë, ja kush do të jetë drejtori i Kabinetit të presidentit Begaj

Shkruar nga Liberale

Me ardhjen e presidentit të ri, Bajram Begaj, kanë filluar ndryshimet e stafit në Presidencë.

Ish-drejtori i Kabinetit gjatë presidencës së Ilir Metës, Edmond Panariti ka bërë këtë të hënë dorëzimin e detyrës tek pasardhësi i tij, Eduart Seitaj.

Ai ka punuar si Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, kur ajo drejtohej nga Edmond Haxhinasto.

Në një postim në rrjetet sociale, Panariti shkruan: "Pas një viti e gjysmë Drejtor i Kabinetit të Presidentit Meta, kalohet detyra te pasardhësi. Faleminderit President Meta".

Më 24 korrik, Presidenti Bajram Begaj mori detyrën zyrtarisht dhe u betua si kreu i ri i shtetit shqiptar.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH