Aktualitet

Ndryshime në Policinë e Shtetit, transferime dhe emërime të reja

Shkruar nga Liberale
Ndryshime në Policinë e Shtetit, transferime dhe emërime të

Ndryshime në nivel drejtues në strukturat vendore të Policisë së Shtetit në funksion të ristrukturimit për rritjen e forcës goditëse dhe parametrave të sigurisë në vend, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit ka firmosur ndryshime në nivel vendor e qendror.

Ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë Gjovalin Loka, emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan. Skënder Hita emërohet në Shkodër. Më parë ka qenë nëndrejtor i policisë së Shkodrës, por edhe Tiranës

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Ndryshimet në Policinë e Shtetit u përshpejtuan pas ngjarjeve të fundit kriminale të ndodhura në vend.

Njoftimi i Policisë

Zëvendësdrejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër Skënder Hita, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier Bledar Çeliku, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë Ferdinant Mara, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

Gjovalin Loka ish-Drejtori i Departamentit për Sigurinë emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës Lorenc Shehu, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

Shefi i Komisariatit të Policisë Nr 2 në Tiranë Oltion Bistri, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

Ardian Çipa deri tani në Akademinë e Sigurisë, transferohet dhe emërohet Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

Hamdi Fjore deri tani zv.dr i DVP Korçë transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

Edmond Tarkaj deri tani drejtor i Policisë Rrugore, transferohet dhe emërohet drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Berat.

Dhimitraq Ziu deri tani zv.drejtor për sigurinë në DVP Tiranë , transferohet dhe emërohet Drejtor i Policisë Rrugore.

Luigj Vathi drejtor i Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë deri tani, transferohet dhe emërohet Zv.drejtor për sigurinë ne DVP Tiranë.

Neritan Nallbati deri tani drejtor i DVP Berat, transferohet dhe emërohet Drejtor i Departamentit për Sigurinë në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër Niko Brahimaj, transferohet dhe emërohet Drejtor i Institutit të Policisë Shkencore.

Policia e Shtetit siguron qytetarët se është tërësisht e angazhuar për të luftuar maksimalisht krimin e organizuar dhe për të krijuar një ambient sa më të sigurt për qytetarët.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH