Aktualitet

Ndryshime në burgjet shqiptare, emërohen dy drejtues të rinj

Shkruar nga Liberale
Ndryshime në burgjet shqiptare, emërohen dy drejtues të rinj

Një sërë ndryshimesh janë bërë në burgjet shqiptare. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka firmosur ndryshime në krye të kupoles drejtuese të burgjeve, si dhe janë bërë një sërë ndryshimesh strukturore.

Kështu, burgu i Fushë Krujes ka kaluar në Durrës, ndërsa ai i Durrësit do të jetë i komanduar. Burgu 313 ka kaluar në Fushë Krujë.

Burgu i Gjirokastrës ka kaluar në Sarandë edhe ai i Sarandës në Gjirokastër.

Sipas "Panorama", Aurel Jazxhi është emeruar në krye të IEVP Mine Peza (302) dhe Eduart Strugaj është emeruar në krye të IEVP Jordan Misja (313).

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH