Aktualitet

Ndryshime drejtuesish në Policinë e Shtetit, Gledis Nano firmos lëvizjet e fundit

Shkruar nga Liberale
Ndryshime drejtuesish në Policinë e Shtetit, Gledis Nano firmos

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Gledis Nano ka bërë disa ndryshime në Policinë e Shtetit.

Drejtori i Policisë Kriminale, Tonin Vocaj tashmë është emëruar si zv/drejtor i policisë, duke i zënë vendin Albert Dervishaj i cili do të shkojë në Akademi.

Në vend të Tonin Vocajt, Gledis Nano ka emëruar Neritan Nallbatin, i cili mbante detyrën e drejtorit të Policisë së Durrësit. Sot do të zhvillohen edhe prezantimet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH