Aktualitet

Ndryshim i ligjit për betim te Presidenti? Blushi i përgjigjet Ballës

Shkruar nga Liberale
Ndryshim i ligjit për betim te Presidenti? Blushi i përgjigjet

Tedi Blushi, zëdhënësi i Presidentit Ilir Meta i është përgjigjur sot kreut të grupit parlamentar socialist, Taulant Ballës i cili tha se do të ndryshojë ligji për betimin tek Presidenti.

Në një postim në Facebook, Blushi shkruan se institucioni i presidentit është i vetmi plotësisht legjitim e demokratik në vend.

"Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit!

Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar!", shkruan Blushi.

Postimi i Tedi Blushit: 

Të dashur kolegë gazetarë!

Ju kërkoj ndjesë për reagimin e vonuar pas insistimit tuaj për një koment lidhur me sihariqin që i ka dhënë mbrëmë Tao Tao mbarë vendit tonë, se Parlamenti jokushtetues, paska vendosur që t'i rrëmbejë kompetencat kushtetuese Presidentit të Republikës, të vetmit institucion plotësisht legjitim e demokratik në vend.

Kjo është një ide gjeniale për të përshpejtuar Ramaformën dhe instaluar Drejtësinë e Re të betimeve buzë Lanës, të pastër e të kulluar si vetë uji i Lanës.

Po Presidenti çdo bëjë më pyesni ju? Si mund të mos marrë pjesë në inaugurimin e LanaKushtetutës nga gjysmëparlamenti i oligarkëve, bandave dhe ambasadorëve të gishtit!

Sigurisht që atë ditë Presidenti do të jetë vetë atje, i pari, me të gjithë popullin shqiptar! /Gazeta Liberale

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH