Arte

Ndrek dhe Mimika Luca, mjafton nostalgjia e publikut për të kuptuar madhështinë e aktorëve

Shkruar nga Liberale

Një foto e aktorëve të paharrueshëm të kinematografisë sonë, Ndrek dhe Mimika Luca, e rikthyer këto ditë për publikun artdashës është komentuar gjerësisht në rrjetet sociale.

“Na ishte dikur” një faqe didikuar artistëve ndër vite ka publikuar një foto të rrallë të aktorit të madh Ndrek Luca, me bashkëshorten e tij, Mimikën, siç duket në vitet e tyre të para të martesës.

Shumë adhurues të filmit shqiptar kanë kujtuar me nostalgji rolet e spikatura të dy aktorëve shqiptarë, në film dhe teatër. Ndrek dhe Mimika Luca i përkasin një brezi të artë aktorësh, të cilët ngjallin nostalgji dhe mbeten po aq të dashur edhe sot e kësaj dite nga publiku artdashës shqiptar.

Mjaftojnë disa nga komentet e publikut për të kuptuar madhështinë e aktorit.

 

Poll
SHQIPENGLISH