Aktualitet

“Ndrangheta”/ Ekonomi: SPAK duhet t’i shkojë deri në fund hetimit

Shkruar nga Liberale
“Ndrangheta”/ Ekonomi: SPAK duhet t’i shkojë deri në

Ministrja e Bujqësisë, Milva Ekonomi u bëri thirrje organeve të drejtësisë të hetojnë në mënyrë të paanshme dhe të thelluar përgjimet “Ndrangheta”. Gjatë një interviste për edicionin qendror të lajmeve në “Vizion Plus”, Ekonomi tha se ka ardhur koha që t’i jepet fund pandëshkueshmërisë.

"SPAK duhet t’i shkojë deri në fund një hetimi të thelluar, pavarësisht palëve që janë përfshirë në këtë përplasje. Ky është një shembull që duhet tu japim edhe qytetarëve. Palët janë të qarta, njëra e ka shumë të qartë historinë e vet dhe e ka shumë të qartë që nuk mund të ketë më ngjarje që nuk mund të hetohen", tha Ministrja.

Ekonomi foli edhe për naftën pa taksa që do të përfitojnë fermerët, teksa u shpreh, se kjo nismë nuk ka lidhje me fushatën elektorale.

“Nuk ka të bëjë me si është ndarë toka, por sa i gatshëm është fermeri për të bërë një transaksion ekonomik, duhet të jesh i regjistruar dhe të kesh nipt. Të gjithë ata që punojnë në fshat, duhet të njehsohen si operatorë ekonomikë. Ajo I jepet çdo fermeri që punon në çdo kulturë bujqësore, përjashtuar ullirin. Në këtë moment që flasim, ne kemi një shërbim digjital në vend, e-albania. Edhe ndarja e naftës bëhet përmes këtyre sistemeve elektronike. Kjo skemë nuk ka lidhje fare me zgjedhjet, është menduar që vitin e kaluar dhe u desh shumë kohë për të arritur deri në këtë skemë", deklaroi Ekonomi.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH