Showbiz

Ndodh “Për'puthja” e parë! Shpërthejnë puthje të zjarrta, në mes të studios (FOTOT)

Shkruar nga Liberale

Duket se “Përputhen” arriti misionin për herë të parë këtë puntatë, pasi dy të rinj po pëlqehen shumë me njëri-tjetrin dhe po puthen në mes të studios, pa marrë parasysh kohën e shkurtër që njihen dhe asgjë tjetër.

Ishte Laura dhe Arbi, dy konkurrentët të cilët pas takimit zbuluan se kishin shumë kimi me njëri-tjetrin dhe u desh një kërcim në studio me këngën e tyre të preferuar, që të përjetonin një puthje të gjatë dhe të bukur.

Pas puthjes romantike, Laurës madje iu mbushën sytë me lot dhe teksa dridhej tha se ndihej ‘si adoleshente’.Padyshim puthja u prit mire nga opinionistët, madje Arjani tha se puthja ishte shumë e vërtetë dhe e ndjerë, madje tha se Laura ka rënë në dashuri me shikim të parë.

 

Opinionisti e pyeti Arbin, se cili ishte qëndrimi apo ndjenjat e tij pas puthjes me Laurën. Ai pohoi se ka shumë tërheqje për të, por nuk mund të fliste akoma për dashuri.

“Unë kam tërheqje, ja kam thënë, edhe fizikisht edhe karakter. Nuk mund të flas për dashur, por që më pëlqen. Doja të ndihej mirë”- tha Arbi. Por duket se e gjithë situate nuk u prit aq mirë nga konkurrentët e tjerë, të paktën nga djemtë. Petro dhe Remili u shprehën se nuk do donin të dilnin në takim me Laurën pas puthjes me Arbin.

Por në fund të puntatës, Arbi zgjodhi Anxhelën dhe Laura nuk e priti aspak mirë zgjedhjen e tij. Madje, lëvizjen e Arbit e pritën keq edhe konkurrentët e tjerë të cilët prisnin që ai të zgjidhte Laurën për ta njohur me tej pas asaj puthjeje.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH