Aktualitet

Ndodh në Durrës! Policia e gjen në rrugë, por ai ka harruar emrin: Kush e njeh

Shkruar nga Liberale

Një 30-vjeçar në Durrës është gjetur duke u vërdallisur në rrugë nga patrulla e policisë. Ai është shoqëruar në Komisariatin e Durrësit dhe ka deklaruar se nuk mban mend as emrin e as adresën e banimit.

Lajmin e ka bërë të ditur policia përmes një njoftimi, ku kërkon ndihmën e qytetarëve për identifikimin e personit ose për të njoftuar familjarët mbi gjendjen e tij.

Policia ka vënë në dispozicion edhe numrin e telefonit për të gjithë qytetarët.

Njoftimi i plotë i policisë së Durrësit:

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës, ndodhet një shtetas që nuk mban mend emrin dhe adresën e banimit, i cili është gjetur në rrugë, gjatë patrullimit nga shërbimet e Patrullës së Përgjithshme.

Ky shtetas është i moshës rreth 30 vjeç, i gjatë rreth 1.60 cm dhe mban të veshura xhup ngjyrë vishnje dhe tuta blu. Familjarët ose të njohurit e këtij shtetasi mund të paraqiten në ambientet e Komisariatit të Policisë Durrës ose të telefonojnë në numrin 112.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH