Globi

Ndodh mrekullia në Gjermani, pas tetë ditësh tetëvjeçari gjendet i gjallë në pusetë

Shkruar nga Liberale
Ndodh mrekullia në Gjermani, pas tetë ditësh

Mund të konsiderohet një mrekulli. Një 8- vjeçar i zhdukur, u gjet i gjallë pas tetë ditësh në një pusetë, pasi ishte zvarritur për disa ditë nëpër kanalizime.

I dehidratuar dhe hipotermik, por ende i gjallë. Djaloshi 8-vjeçar me aftësi të kufizuara, i cili u zhduk më 17 qershor nga Oldenburgu, në Gjermani, ndërsa ishte duke luajtur në kopshtin e shtëpisë, u gjet i gjallë.

Por ajo që tronditi hetuesit është mbi të gjitha vendi ku ai u gjet: puseta 300 metra larg nga shtëpia. Aktualisht policia e ka përjashtuar hipotezën e ndonjë krimi. Duket se fëmija ka arritur të hyjë vetë në kanalin nëntokësor e më pas të rrëshqasë brenda tij pa mundur dot të dalë.

Siç raportohet nga mediat lokale, zyrtarët besojnë se fëmija mund të jetë ngjitur vullnetarisht në një tub kullimi pranë shtëpisë, dhe më pas ka humbur orientimin e tij brenda kanalizimeve.

Kërkimet e policisë kishin nisur menjëherë pas zhdukjes së tij, por pa rezultat. Ai u gjet nga një kalimtar i rastit, i cili dëgjoi rënkime që vinin nga poshtë pusit dhe lajmëroi autoritetet.

Pas ndihmës mjekësore, fëmija është shtruar në spital, pa lëndime të rënda por me probleme hipotermie. Edhe i ati i tij ka konfirmuar se djali është mirë. Autoritetet shëndetësore e kanë konsideruar gjithashtu faktin që fëmija u gjet i gjallë, një mrekulli. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH