Aktualitet

Ndjesa e dyshimtë e ambasadorit. Kush nuk u fye nga gishti i tij?

Shkruar nga Liberale
Ndjesa e dyshimtë e ambasadorit. Kush nuk u fye nga gishti i tij?

Dhe çudirat ndodhin, pavarësisht jetëgjatësisë së tyre, 3 ditë apo një jetë.

Këtë herë ishte radha e ambasadorit të OSBE-së, Bernd Borchardt të tregonte si kurrë më parë figurën e tij, jashtë çdo përfaqësimi politik dhe institucional që ka, nëpërmjet një akti të paprecedentë, të pahijshëm dhe të ngjashëm me atë të adoleshentëve në rrugët e Shqipërisë.

Teksa banorët e Unazës së Re qëndronin para Drejtorisë së Policisë mbrëmjen e së dielës, për shkak se policia arrestoi ish-deputetin Klevis Balliu dhe disa banorë pas mbarimit të protestës, në mënyrë të rastësishme apo të vullnetshme, ambasadori qëlloi në të njëjtin vend me ta.

Teksa ata ju drejtuan me fjalët “Shame of you”, një parullë e shprehur edhe më parë kundër ambasadorit, ai gjeti një mënyrë “origjinale” për t’u kundërpërgjigjur, duke iu treguar gishtin. Fotoja e tij u bë virale ditën  e sotme.

Shumëkush e vuri në dyshim këtë gjë. Ndoshta foto e montuar. Ndoshta foto e vjetër dhe që s’ka lidhje me shqiptarët, sepse s’ka mundësi që një përfaqësues i huaj të vijë në Shqipëri dhe të ofendojë shqiptarët në mënyrë të tillë.

Por ditën e sotme ambasadori reagoi në rrjetet sociale, duke konfirmuar se gishti i ngritur për shqiptarët ishte i vërtetë. Me një postim të thatë, pa shumë shpjegime, gati-gati e dyshimtë dhe joserioze, Bernd Borchardt tha fjalët: “Do të doja t’u kërkoja sinqerisht ndjesë atyre që mund të kem fyer dje. Unë e respektoj të drejtën e shqiptarëve për të protestuar paqësisht”.

Borchardt nuk specifikon se ndaj kujt e tregoi gishtin, por thotë se ju kërkon ndjesë atyre që mund të jenë fyer.

Por një gjest i tillë nuk është fyes për banorët e Astirit, as për demokratë. Një gjest i tillë është fyes për gjithë shqiptarët. Nuk ka mbetur shqiptar pa u indinjuar nga ky veprim, teksa sytë e tyre janë drejt ndërkombëtarëve, BE dhe integrimit.

Borchardt nuk duhet t'ju kërkojë falje atyre që mund të jenë fyer, duhet t'ju kërkojë falje banorëve të Astirit, shqiptarëve, por edhe atyre që e kanë zgjedhur në krye të OSBE, pasi me gjestet e tij minon misionin dhe vlerën e këtij institucioni./Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH