Sport

Ndeshja me Poloninë, Sylvinho: Kam parë 240 ndeshje për të zgjedhur 23 lojtarë

Shkruar nga Liberale
Ndeshja me Poloninë, Sylvinho: Kam parë 240 ndeshje për të

Trajneri i ri i Kombëtares shqiptare të futbollit, braziliani Sylvinho, ka folur para grumbullimit për sfidën me Poloninë.

Ai është shprehur se për të arritur në listën me 23 lojtarë ka parë 240 ndeshje së bashku me stafin.

“Janë dy muaj punë intensive, më shumë se 240 ndeshje të shikuara. Po flasim për 60-70 lojtarë të vlerësuar, pastaj shumë punë për të arritur te 23 lojtarët. Mendojmë se është një grumbullim për të shkuar të bëjmë një ndeshje. Aty duhet të kuptojmë gjithçka, puna është kjo, jemi të lumtur nga ajo që kemi parë, nga ajo që na ka lejuar federata, të udhëtojmë e të shohim lojtarët.

Fillimisht Mehmeti është më i ri, po bën një rrugëtim shumë të mirë duke luajtur në Championship. Ai është lojtar krahu, i aftë, i ri, duhet të zhvillohet e përmirësohet. Asani është një i majtë, ku kishim mungesa, është një mesfushor sulmues i cili ka një rrugëtim të rëndësishëm në Hungari. Sot ka shënuar tre gola. Po ndjekim atë dhe shumë të tjerë. Kemi vlerësuar 70 lojtarë. Rreth 15 ditë më parë, ishim të gjithë në 8.30 të mëngjesit për ta parë që luante në kampionat, është një punë që duhet bërë. Pastaj mendoj dhe është e drejtë, që kemi 23 lojtarë dhe kemi menduar për një ndeshje, mund të bëjmë rreshtime të ndryshme se kemi lojtarë për shumë skema loje. Ende duhet të kuptojmë ndjesinë e parë, të shohim të hënën”, u shpreh ndër të tjera Sylvinho.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH