Aktualitet

Ndërtonte pa leje, arrestohet një person në Himarë

Shkruar nga Liberale
Ndërtonte pa leje, arrestohet një person në Himarë

Në kuadër të operacionit kundër ndërtimeve pa leje në bregdet, Policia e Himarës ka arrestuar një person në Qeparo.

Autoritetet sqarojnë se është kapur në flagrancë Petraq Pali për veprën penale “Ndërtimi i paligjshëm”.

Arrestimi i këtij personi u bë pasi u konstatua në lagjen “Megaith” në Qeparo, duke ndërtuar një objekt shtesë në banesën e tij, i pa pajisur me leje ndërtimi nga autoritetet.

Ndërkohë më herët në pranga kanë rënë dhe dy persona në Durrës, të cilët janë kapur duke ndërtuar pa leje në bregdet.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH