Aktualitet

Ndërtimi i një centrali bërthamor, apo? Pse erdhi Meloni dhe për çfarë po bisedon me Ramën, në Vlorë

Shkruar nga Liberale
Ndërtimi i një centrali bërthamor, apo? Pse erdhi Meloni dhe

Vizita private e Giorgia Meloni-t në Shqipëri ka ndezur diskutime dhe hipoteza këtej edhe andej kufirit. Në mungesë të informacioneve zyrtare, kjo vizitë po shoqërohet me hipoteza të shumta.

Mediat italiane

Kryeministri Edi Rama dhe homologia e tij italiane Giorgia Meloni kanë diskutuar, ndër të tjera, për mundësinë e ndërtimit të një centrali bërthamor në Shqipëri. Është gazeta italiane "Quotidiano", që zbardh detaje nga diskutimet joformale mes Ramës dhe Melonit, gjatë vizitës së kësaj të fundit në Vlorë.

Sipas gazetës italiane, Rama e Meloni kanë diskutuar për çështjet politike mes dy vendeve, sipërmarrjet, emigracionin, luftën në Ukrainë si dhe hipotezën e ndërtimit të një centrali bërthamor në Shqipëri.

"Për më tepër, çështjet politike që prekin dy brigjet e Adriatikut, nga prania (masive, deri tani) e sipërmarrësve italianë te emigracioni, nga lufta në Ukrainë e deri te e ardhmja shqiptare në BE nuk munguan. Në tryezën e një bisede joformale, temat e nxehta të energjisë dhe marrëdhënieve mes BE-së dhe vendeve të zonës ballkanike. Çështja e gazsjellësit nënujor të Adriatikut, hipoteza e ndërtimit të një centrali bërthamor në territorin shqiptar dhe vlerësimi i bumit turistik që solli qindra mijëra italianë në ish-bastionin e komunizmit", shkruan gazeta italiane.

Shtetet e fuqishme perëndimore i janë kthyer idesë së energjisë atomike, pas krizës që solli në sektorin energjetik pushtimi i Ukrainës. Ndërtimi i një centrali bërthamor në Shqipëri, ndonëse ngjan më tepër si një fantazi, do të mund të realizohej vetëm me asistencë, thuajse 100% të të huajve.

Mediat shqiptare

Analisti Gjergj Kajana ka folur rreth vizitës së kryeministres italiane Georgia Meloni në Shqipëri.

Kryeministrja e Italisë, e cila arriti ditën e djeshme në portin e Vlorës, zgjodhi ta bëj këtë udhëtim me traget. Kajana tha se në lidhje me këtë ka pasur disa “batuta”, por ajo që është kryesore dhe mendohet të ketë qenë edhe arsye e kësaj vizite, është infrastruktura mes Shqipërisë dhe Italisë.

“Ky është një vit që shënon një nevojë diskutimi për infrstrukturën turistike mes Shqipërisë dhe Italisë. Natyrisht vizita e kryeministres italiane Meloni është një vizitë që përveç informalitetit ka një rëndësi të madhe politike, pasi është e kuptueshme se Italia për Shqipërinë është një nga partnerët strategjik kryesor.

Italia me strategjitë e veta politike ka gjithmonë depërtimin në zonat e Ballkanit perëndimor dhe të Afrikës së Veriut dhe natyrisht që Shqipëria është në kreu në këtë drejtim. Sivjet është viti i turistëve”,- tha Gjergj Kajana, i ftuar në Euronews Albania.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH