Aktualitet

Ndërtimet pa leje, habit Artan Lame: Korça qarku më frikacak!

Shkruar nga Liberale
Ndërtimet pa leje, habit Artan Lame: Korça qarku më frikacak!

I ndodhur në Korçë nga ku njoftoi se procesi i legalizimeve në këtë qark është drejt përfundimit, kreu i Kadastrës, Artan Lame, habit me deklaratën e tij.

Ndoshta është thënë për humor, por sipas tij, fakti që korçarët s’kanë ndërtime pa leje, tregon që janë frikacakë.

“Korça është qarku më frikacak për çështjen e ndërtimeve pa lejë, korçarët janë treguar gjithmonë të paaftë për të ndërtuar pa leje, sepse statistikusht qarku i Korçës është qarku më me pak ndërtime pa leje në rang republike, duke qënë një qark me popullsi shumë të madhe.

Kjo tregon edhe qytetarinë e qarkut, por edhe frikën ndaj ligjit.", ka thënë Lame.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH