Aktualitet

Ndërtime pa leje në bregdetin e Durrësit, arestohen dy pronarët

Shkruar nga Liberale
Ndërtime pa leje në bregdetin e Durrësit, arestohen dy

Gjatë kontrollit të territorit në vijën bregdetare te Gjiri i Lalëzit, Policia ka konstatuar ndërtimin e 2 objekteve pa leje.

Në vijim të veprimeve, specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Manzë arrestuan në flagrancë shtetasit:

Resild Meta, 29 vjeç, banues në Shijak, Durrës, pasi në bregdet u konstatua duke ndërtuar një objekt me bazament betoni, konstrukt metalik dhe druri, pa lejen e organeve kompetente;

Mafmut Beja, 57 vjeç, banues në Shkafanë, Durrës, pasi u konstatua duke ndërtuar në zonë bregdetare një objekt me themele betoni dhe konstruksion metalik e druri.

Gjithashtu u proceduan penalisht për veprën penale “Dhënie ndihmë për ndërtim të paligjshëm”, dy punëtorë me iniciale B. D. dhe E. D.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtjeshme.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH