Aktualitet

Ndërron jetë turistja italiane që u aksidentua në Pogradec, arrestohet shoferi i makinës

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë turistja italiane që u aksidentua në Pogradec,

Ndërron jetë në spitalin e Traumës në Tiranë turistja italiane që u aksidentua pasditen e së martës në Pogradec. Pas ndihmës mjekësore në spitalin e Korçës, 31 vjeçarja u transportua për në kryeqytet.

Policia njofton se ka vënë në pranga drejtuesin e automjetit tip Benz, një 33 vjeçar nga Lushnja, që u përplas me motorin që drejtonte e reja italiane. Po hetohen shkaqet e aksidentit të rëndë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH