Aktualitet

Ndërron jetë një paciente tek Infektivi, e infektuar me Covid-19

               Publikuar në : 20:51 - 23/05/20 liberale

Mbrëmjen e sotme ka ndërruar jetë në spitalin Infektiv një paciente nga Tirana, e konfirmuar me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar vdekjen e një paciente 64-vjecare në Spitalin Infektiv të Tiranës, e cila ishte e shtruar prej 3 javësh në spital, në gjendje të rëndë.

Bëhet e ditur se pacientja vuante prej 4 muajsh nga limfoma e trurit. Me vdekjen e saj, janë 32 viktimat me Covid-19 në Shqipëri.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back