
Sport
Ndërron jetë nga Covid-19 ish-presidenti i Klubit Tirana

Një lajm i trishtë ka ardhur për futbollin në vendin tonë veçanërisht për dashamirësit e skuadrës së Tiranës.
Koronavirusi i ka marrë jetën në moshën 76-vjeçare ish-presidentit të klubit, Metush Seferit.
Prej ditësh ai po kurohej ndaj koronavirusit por nuk arriti t’i mbijetonte.
Metush Seferi ka qenë presidenti i Tiranës gjatë viteve 1993-1998.
Gjatë drejtimit të tij, Tirana, arriti që të fitonte tri tituj radhazi kampion, dy Kupa të Shqipërisë dhe një Superkupë.
Tags: COVID, Metush Seferi, Tirana
KOMENTO (0)