Sport

Ndërron jetë nëna e peshëngritësit Pirro Dhima në Himarë!

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë nëna e peshëngritësit Pirro Dhima në

Nëna e peshëngritësit Pirro Dhima ka vdekur në Himarë. Trupi i saj u gjet pranë kazanëve të rakisë afër banesës së saj.

"Më datë 30.09.2021, në Himarë, është gjetur e vdekur pa shenja dhune, shtetasja L. Dh., 75 vjeçe, dyshohet vdekje natyrale, si pasojë e arrestit kardiak", njofton policia.

Peshëngritësi grek është tre herë kampion olimpik. Ai ka fituar medalje ari në Barcelonë 1992, Atlanta 1996 dhe Sydney 2000 kurse në Athinë 2004 mori medalje bronzi.

Ai ka lindur në Himarë nga prindër grekë dhe u rrit në Tiranë. Dhima ka përfaqësuar Shqipërinë në kampionatin europian të peshëngritjes në Aalborg dhe u rendit i 4-ti kurse vendi ynë i 3-ti. Gjithsesi me rënien e regjimit komunist në Shqipëri ai emigroi drejt Greqisë për të përfaqësuar shtetin fqinj.

Pas lënies së peshëngritjes ai u bë President i Federatës së Peshëngritjes në Greqi, më pas deputet i PASOK në parlamentin grek dhe së fundmi ka drejtor teknik i peshëngritësve në SHBA.

 

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH