Aktualitet

Ndërron jetë në spital 55-vjeçari, policia jep detajet

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë në spital 55-vjeçari, policia jep detajet

Një 55-vjeçar, ende i paidentifikuar, ka ndërruar jetë në spital ditën e djeshme. Sipas policisë, bëhet fjalë për një burrë, që dyshohet se ka qenë endacak, i cili u gjet në rrugën “Endri Keko”.

Nga këqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune në trupin e 55-vjeçarit, ndërkohë që policia po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

“Më datë 31.08.2021, në spital, ka ndërruar jetë një shtetas ende i paidentifikuar, (endacak), rreth moshës 55 vjeç, i gjetur nga punonjësit e stafit mjekësor, në rrugën “Endri Keko”.

Gjatë këqyrjes paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.”, thuhet në njoftimin e policisë së Tiranës.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH