Sport

Ndërron jetë në moshën 35-vjeçare ish-lojtari i Anglisë

               Publikuar në : 16:51 - 19/03/20 liberale

Një lajmi i keq ka ardhur ditën e sotme për botën e futbollit. Ka ndërruar jetë në moshën 35-vjeçare ish-lojtari i Kardifit, Piter Uitingham.

Para pak kohësh ai kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë, teksa ishte rrëzuar keq për tokë në mënyrë aksidentale. Pas disa ditëve në spital, Uitingham nuk ia doli të shërohet dhe sot ndërroi jetë.

Në të kaluarën anglezi luajti për 10 sezone me Kardifin, teksa ka luajtur edhe për ekipin e moshave të Anglisë.

Lajmin për ndarjen nga jeta e ka dhënë vetë klubi i Kardifit, të cilët shprehen se dhimbja është e madhe për ndarjen para kohe nga jeta të Uitinghamit.

Tags: , , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back