Arte

Ndërron jetë në moshë të re humoristi shkodran

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë në moshë të re humoristi shkodran

Është ndarën nga jeta sot humoristi i njohur i Estradës së Shkodrës, Anton Krosaj, në moshën 54-vjeçare. Ai vuante prej kohësh nga një sëmundje e rëndë.

Anton Krosaj lindi më 26 Janar 1966 në Shkodër. Ai nisi si aktor me Fabrikën e Duhan-Cigareve, Shkodër.

Gjatë kësaj kohe mori pjese ne shumë shfaqe dhe luajti shumë rrole ne shfaqet e Fabrikës Duhan-Cigare. Më pas nisi si aktor me Estradën Profesioniste Shkodër në 2003. Në vitin 1985 mbaroi Shkollën e Mesme Industriale.

Ka marre pjesë në disa komedi të RTSH-së me regji të Arjan Culiqi. Disa nga to janë Para nga qielli, Piruet, Pesha e gruas sime, Pavioni zero, Personazhe ne kurth. Me estradën profesioniste ka luajtur ne komeditë :

“O vajzën o komunën” “Vëllai nga babai” “SurprizaBig Brother Shkodra 1 “Big Brother Shkodra 2” “Martesë me Intenet” “Zef Deda Show” “Bujar Qamili Show” “Lumturi në Fukarallek” “Je Shkodran në qoftë se” “Humor me shkolle te mesme” etj. Ka vënë në skenë 3 shfaqje për fëmijë.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH