Aktualitet

Ndërron jetë gruaja në spital, pas lindjes së foshnjës

               Publikuar në : 12:56 - 12/09/19 LP

Një grua e rreth të 30-ave ka ndërruar jetë mbrëmjen e djeshme në spitalin e Gjilanit. Pas lindjes së fëmijës të gjinisë mashkull, gruas i janë shfaqur komplikime. Ajo ndërroi jetë pas daljes nga salla e operimit.

Lajmin për vdekjen e kësaj pacienteje e ka konfirmuar për Gazetën Express, drejtori i spitalit të Gjianit, Nisret Hajrullahu.

Mund të ju konfirmojë se mbrëmë fatkeqësisht ka ndërruar jetë një grua pas lindjes në spitalin e Gjilanit. Kolegjiumi mjekësor janë duke e bërë raportin për të vërtetuar  shkaqet që quan në vdekjen e pacientes”, ka deklaruar Hajruallahu.

Ky ishte fëmija i dytë i gruas, ndërsa thuhet se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore./Gazeta Liberale

(Visited 459 times, 1 visits today)

Etiketa: ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *