Arte

Ndërron jetë aktorja dhe regjisorja e njohur

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë aktorja dhe regjisorja e njohur

Ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare aktorja , skenaristja dhe regjisorja e njohur, Kay Mellor.

Ky lajm është bërë i ditur nga një zëdhënës i Rollem Productions i cili tha:

“Me pikëllim të thellë njoftojmë vdekjen e parakohshme dhe të papritur të mikeshës, koleges sonë të dashur Kay Mellor.Ne kemi humbur një talent fenomenal. Ne kërkojmë që të respektoni privatësinë e familjes dhe miqve në këtë kohë.”

Ajo ishte autorja e dramës së vlerësuar për fëmijë, Children’s Ëard. Seriali i njohur, Fat Friends u transmetua në vitet 2000-2005 dhe James Corden me rolin e tij të parë të madh të aktrimit.  Ky i fundit shkruan në Instagram se ajo i ka ndryshuar jetën dhe se do t’i mungojë shumë.

“Kay Mellor fatkeqësisht ndërroi jetë sot. Ajo ishte personi më bujar, i sjellshëm dhe i dashur. Një shkrimtare jashtëzakonisht e talentuar.Ajo u dha shumë njerëzve shanset e tyre të para. Kam kujtimet më të bukura kur isha në xhirime me të. Mendimet e mia janë me familjen dhe miqtë e saj në këtë kohë”– thuhet në shkrimin e plotë.

Kryebashkiaku i West Yorkshire, Tracy Brabin, bëri homazh në Tëitter , duke shkruar: “Vetëm një lajm i tmerrshëm dhe i vështirë për t’u pranuar. Duke dërguar të gjithë dashurinë tonë nga të gjithë në West Yorkshire për familjen, miqtë dhe kolegët e Kay. Zëri ynë i Veriut, ajo vendosi personazhet e klasës punëtore në qendër të tregimeve të saj të shkëlqyera të dhembshur, prekëse dhe qesharake. Një humbje e tillë.”

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH