Showbiz

Ndërron jetë aktori legjendar "James Bond"

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë aktori legjendar "James Bond"

Aktori legjendar i "James Bond", Sean Connery ka ndërruar jetë në moshën 90-vjeçare. Lajmin e ka bërë të ditur familja e tij.

Aktori skocez ishte i pari që solli rolin e "James Bond" në ekran dhe ka interpretuar rolin e spiunit nga viti 1962-1983. Ai konsiderohej aktori më i mirë që ka luajtur agjentin 007.

Connery ka humbur jetën gjatë natës, në Bahamas. Gjendja e tij shëndetësore kishte ca kohë që ishte përkeqësuar.

90-vjeçari është fitues i dy çmimeve "Bafta", një "Oscar" dhe tre "Golden Globes". Ai ka luajtuar dhe në filma të tjerë si "The hunt for red october", "Indiana Jones and the last Crusade" dhe "The Rock".

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH