Aktualitet

Ndërron jetë 22-vjeçarja nga Kenia që u dhunua në Tiranë

Shkruar nga Liberale
Ndërron jetë 22-vjeçarja nga Kenia që u dhunua në

Është ndarë nga jeta 22 vjeçarja nga Kenia, Joy Ayoko që u dhunua barbarisht në Tiranë.

News 24 bën me dije se, lajmi është konfirmuar nga vetë nëna e saj Ruth Abongo, ndërsa e reja ka ndërruar jetë në një spital në Kenia.

“Deri më tani nuk e di se çfarë ka ndodhur se policia nuk më dha shumë informacion. Më tha te shkoja në Prokurori. Nuk kisha mundësi të shkoja se isha e përqendruar tek shërbimi i vajzës time. Tani kam një avokat që po kujdeset për këtë çështje. Ajo ka pasur një konflikt me 2 njerëz. Një histori tjetër që më ka treguar është se ka qenë ‘një shofer që me ndjek mua dhe kërkon marrëdhënie romantike me mua, por unë nuk e dua. Ai me ndjek mua nga pas dhe më thotë që jam e kërcënuar’. E kam takuar shoferin dhe nisa një bisedë normale më të dhe e pyeta pse nuk e pranon fjalën që i ka thënë vajzës”, tregoi e ëma për Euronews para pak kohësh.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH