Aktualitet

Ndërrojnë jetë dy pacientë të tjerë me koronavirus tek Infektivi

Shkruar nga Liberale
Ndërrojnë jetë dy pacientë të tjerë me koronavirus

Dy persona kanë humbur jetën si pasojë e koronavirusit në vendin tonë gjatë 24 orëve të fundit.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën një 76 vjeçar dhe një 54 vjeçar, të dy me sëmundje shoqëruese.

"Dy humbjet e jetës kanë qenë të papritura. Një 76 vjeçar nga Tirana, me disa sëmundje bashkëshoqëruese, pasi ishte përmirësuar pas 15 ditësh trajtim, ka pësuar tromboemboli pulmorare.

Dhe një 54 vjeçar në gjendje të rëndë, me insuficencë renale, ka ndërruar jetë në urgjencën e spitalit. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve.", njofton ministria. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH