Qytetarët dhe familjarët e 3-vjeçarit, i cili ndërroi jetë pas ndërhyrjes te dentisti, priten të mblidhen nesër para klinikës në kujtim të vogëlushit.
Mbledhja në formë kujtimi do të zhvillohet nesër (8 tetor) në orën 18:00.
Kanë qenë prindërit e vogëlushit që kanë denoncuar rastin në polici. Ata akuzojnë një klinikë private në rrugën e Kavajës, ku e kishin dërguar djalin për disa ndërhyrje te dhëmbët.
Sipas dëshmisë së prindërve, djalit i është bërë anestezi totale dhe pas përfundimit të të gjitha procedurave, kanë marrë fëmijën dhe janë larguar drejt banesës. Por pas disa orësh, 3-vjeçari është ndjerë keq. Pasi gjendja e fëmijët është përkeqësuar, ai ka qëndruar dy ditë në reanimacion, ku edhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Ndërkohë mjeku anestezist, Roland Xhaxho thotë se ka kryer detyrën dhe se prindërit kanë firmosur për kryerjen e anestezisë, kjo pasi sipas tij djali kishte lindur me probleme në zemër, për të cilin, sipas Xhaxhos, është operuar rreth 2 vite më parë.