Aktualitet

Ndërpritet procesi i rinumërimit të 114 kutive të Qarkut të Beratit

Shkruar nga Liberale
Ndërpritet procesi i rinumërimit të 114 kutive të Qarkut

Ka përfunduar për ditën e sotme procesi i rinumërimit të 114 kutive të Qarkut të Beratit. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve njoftoi se ky proces do të rifillojë nesër në orën 09:00.

“Për sot duhet ta ndërpresim numërimin e kutive, ky proces do të rifillojë nesër në orën 9:00. Të merren masat për sigurimin e kutive të votimi dhe nesër rifillojmë seancën në orën 9, në këtë sallë”, u shpreh Elvis Çefa, relator i KAS në këtë seancë.

Kujtojmë që KAS ka vendosur të rinumërohen vetëm votat për subjektet zgjedhore.

Dje, KAS rrëzoi kërkesat e PD dhe LSI për rivotim dhe rinumërim në qarkun e Gjirokastrës dhe për përsëritjen e zgjedhjeve në Berat pas pretendimve se disa votues kishin vendosur shenjat e gishtave për më shumë se 1 herë. KAS i quajti si të pamjaftueshme denoncimet e partive opozitare për shkelje në procesin e votimit dhe në pajisjen e PEI.

PD dhe LSI kanë ankimuar rezultatin e zgjedhjeve në 9 qarqe, në 5 nga të cilat, LSI ndryshe nga PD kërkon rivlerësim dhe rinumërim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH