Aktualitet

Ndërpreu sfidën për të kaluar me not kanalin e Otrantos, Eva Buzo dërgohet në reaminacionin e Vlorës

Shkruar nga Liberale
Ndërpreu sfidën për të kaluar me not kanalin e Otrantos, Eva

Avokatja Eva Buzo, e cila nisi sfidën për të kaluarën me not Kanalin e Otrantos, është futur në reanimacion në spitalin e Vlorës.  Ajo shfaqi probleme në det nga një pickim dhe kripa e tepërt dhe u detyrua ta ndërpresë garën.

Mjeku Edmond Breshani, njëherazi dhe shef i Reminacionit në spitalin e Vlorës ka treguar si paraqitet aktualisht gjendja e Buzos, duke theksuar se ndihet e lodhur.

“Notarja sapo ka mbërritur, ka rreth gjysmë ore që ka dal nga deti. Aktualisht është në gjendje stabël, është pak e lodhur dhe me pak ethe. Por treguesit janë normal, tensioni, pulsi dhe treguesit e tjerë të gjendjes së përgjithshme. Erdhi me dridhje nga ftohti dhe lodhja, edhe nga metabolizmi. Duhet rreth 4 orë që të shohim se si do vazhdojë. Në momentet e para ishte në gjendje lodhje, nuk është se kishte ndonjë problem të madh. Tentoi dhe të flasë, por nuk donim ta lodhnim”, tha ai.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH