Aktualitet

Ndërprerja e mandatit, Dvorani i kërkon më shumë kohë KLGJ-së

Shkruar nga Liberale
Ndërprerja e mandatit, Dvorani i kërkon më shumë kohë

Kreu i Kshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani, nuk i ka dhënë mendim KLGJ-së në lidhje me përfundimin e mandatit të tij.

Përmes një shkrese zyrtare, ai i ka kërkuar këtij institucioni më shumë kohë për përgatitjen e qëndrimit të tij. KLGJ i kërkoi mendim Dvoranit për shkak të letrës së dërguar nga Presidenti i Republikës, Ilir Meta, ku kërkohej ndërprerja e mandatit të tij si gjyqtar i Lartë dhe si drejtues i KED, shkruan A2.

Sipas kreut të shtetit, mandati i Dvoranit kishte përfunduar në momentin që në Gjykatën e Lartë ishin emëruar tre anëtarë të rinj. Prej disa muajsh kreu i shtetit është përfshirë në një konflikt me KED, që kulmoi me një kallëzim penal të Ilir Metës drejt Dvoranit, kallëzim që po hetohet nga SPAK.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH