Aktualitet

Ndarja nga jeta e Rikard Ljarjas, Basha: Lajm i trishtuar, humbëm...

Shkruar nga Liberale
Ndarja nga jeta e Rikard Ljarjas, Basha: Lajm i trishtuar, humbëm...

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka shprehur ngushëllimin e tij pas ndarjes nga jeta të aktorit, Rikard Ljarja.

“Rikard Ljarja do të nderohet dhe kujtohet përherë si ikonë e artit shqiptar, si personaliteti që me punën e tij ndriçoi për vite me radhë errësirën e kobshme të regjimit të kaluar. Arti i tij do të na shoqërojë për gjatë në skenën e madhe të jetës, ku Rikard Ljarja spikati me qytetarinë dhe talentin e tij gjenial”, shkruan Basha në mesazhin e tij ngushëllues.

Mesazhi i plotë:

Rikard Ljarja ishte dhe do të mbetet artisti i madh që mbushi zemrat e shqiptarëve për dekada me radhë. Ndarja e tij nga jeta është një lajm i trishtuar jo vetëm për brezat që u rritën me personazhet e filmave të tij, por dhe për më të rinjtë që humbën një pasuri kombëtare të artit dhe kinematografisë.

Në këtë ditë të vështirë për familjen Ljarja i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes së tij znj. Marjeta Ljarja dhe familjes së aktorit tonë të dashur, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.

Rikard Ljarja do të nderohet dhe kujtohet përherë si ikonë e artit shqiptar, si personaliteti që me punën e tij ndriçoi për vite me radhë errësirën e kobshme të regjimit të kaluar. Arti i tij do të na shoqërojë për gjatë në skenën e madhe të jetës, ku Rikard Ljarja spikati me qytetarinë dhe talentin e tij gjenial. /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH