Aktualitet

Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Albin Kurti letër familjes së tij: Dha gjithçka!

Shkruar nga Liberale
Ndarja nga jeta e Mirush Kabashit, Albin Kurti letër familjes së tij:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka dërguar një letër familjarëve të aktorit Mirush Kabashi, pas ndarjes së tij nga jeta.

Në letrën e Kurtit, shkruhet se Kabashi përmes roleve, punës e përkushtimit të tij ndër vite, dha gjithçka nga shpirti i tij artistik. Më tej thuhet se ndarja nga jeta e Kabashit është një humbje e madhe jo vetëm për familjarët e tij, por për gjithë shqiptarët.

Kujtojmë se Mirush Kabashi u nda sot nga jeta në moshën 75-vjeçare. Lajmin e kanë bërë të ditur familjarët e tij përmes një njoftimi, duke thënë se ai vdiq pas mesnate më 5 Dhjetor.

“Të nderuar Miq, Kolegë dhe Dashamirës, me pikëllim të thellë ju njoftojmë se MIRUSH KABASHI ndërroj jetë të Martën, në datë 5 Dhjetor pas mesnate. Përsa i përket detajeve të ditës, orës së varrimit dhe homazheve do ju komunikojmë në orët në vazhdim.

Me Respekt, Familja Kabashi!“, thuhet në njoftim.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH