Aktualitet

Ndarja nga jeta e Gjergj Xhuvanit, Meta shpreh ngushëllimet e tij

               Publikuar në : 16:04 - 14/08/19 LP

Presidenti Ilir Meta ka ngushëlluar familjarët për ndarjen nga jeta të regjisorit të njohur, Gjergj Xhuvani.

Meta e quan një humbje të madhe për artin, ikjen para kohe të regjisorit. Sipas tij, trashëgimia e lënë pas, do të mbahet mend dhe do të nderohet nga të gjithë.

Reagimi i plotë

Me hidhërim të thellë mësova për ndarjen sot nga jeta të Gjergj Xhuvanit!
Ikja kaq e parakohshme e këtij regjisori të shquar, skenaristi e producenti të spikatur, i cili shkëlqeu përmes punës së palodhur krijuese dhe modestisë fisnike, është një humbje e madhe për artin dhe kinematografinë shqiptare, që Ai i dha një dimension të shquar edhe ndërkombëtar.
I shpreh familjes, miqve e bashkëpuntorëve të tij ngushëllimet më të thella e të sinqerta për humbjen e të dashurit të tyre!
Gjergj Xhuvani na la pas një trashëgimi të jashtëzakonshme artistike, që nderohet me respekt nga të gjithë e do të mbahet mend gjithmonë.
I përjetshëm kujtimi i Tij!/Gazeta Liberale

(Visited 107 times, 1 visits today)

Etiketa: , ,

KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

* *