Showbiz

Ndarja nga jeta e aktorit Zef Deda, vjen reagimi i të birit

Shkruar nga Liberale
Ndarja nga jeta e aktorit Zef Deda, vjen reagimi i të birit

Aktori Jul Deda ka bërë reagimin e tij të parë publik, për ndarjen nga jeta të Zef Dedës.  Në një postim, ai bën të ditur se homazhet do të bëhen ditën e shtunë në hollin e Teatrit “Migjeni”, ndërsa përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në orën 13:00.

“Me dhimbje te thelle, ju njoftoj për ndarjen nga jeta te babait tim, Zef Deda. Homazhet do bëhen nesër (e Shtunë, 25 Nëntor) në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe shtëpia e tij e dytë, duke filluar nga ora 09:00. Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi niset për meshën e dritës, me pas përcjellja për në banesën e fundit, në varrezat e Rrmajit”, shkruan Deda.

Zef Deda, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë, ndërroi jetën paraditen e sotme, pas një sëmundje të rëndë. Ai ka interprertuar në shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj.

Zef Deda ishte i martuar me Rozina Dedën dhe ka dy djem, Julian Deda dhe Marjan Deda.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH