Aktualitet

Ndarja nga jeta e Agim Krajkës/ Rama: I dha emrin e tij firzamonikës

               Publikuar në : 18:54 - 03/03/21 liberale

Kryeministri Edi Rama ka reaguar për ndarjen nga jeta të kompozitorit të njohur Agim Krajka, i cili u përcoll ditën e sotme për në banesën e fundit.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Rama shkruan se Krajka i dha emrin e tij firzamonikës, teksa sikati me këngë të rrezikshme tingujsh në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste.

Kryeministri thotë se nuk beson të ketë pasur kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa ai në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e telefon,

Postimi i plotë

Agim Krajka që në sytë tanë i dha emrin e tij firzamonikës, iku sot në banesën e fundit.

Dibran nga rrënjët por dritën e diellit e pa në Kavajë, 84 vjet më parë, me firzamonikën e të atit pranë djepit.

Ajo firzamonikë e pandarë nga kraharori u bë e pandashme nga personaliteti i tij krijues, i cili spikati me këngë të rrezikshme tingujsh të lehtë në atmosferën e rëndë të marsheve komuniste dhe me variacione marramendëse në skenat e këngës popullore.

Nuk e di nëse ka pasur një kompozitor tjetër që të jetë fishkëllyer aq shumë sa Agim Krajka në buzët e të dashuruarve të botës së djeshme shqiptare pa youtube e as telefon inteligjent, po nuk besoj të këtë ndonjë nga banorët e asaj bote që sot nuk ka ndjerë një therje në zemër për shuarjen e burimit të atyre fishkëllimave.

U prehtë në paqe!

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back