Aktualitet

Ndarja nga jeta e Agim Krajkës, Basha: Një shembull për të gjithë ne

               Publikuar në : 19:42 - 02/03/21 liberale

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka zhvilluar homazhe për kompozitorin e mirënjohur Agim Krajka, i cili u nda nga jeta në moshën 83 vjeçare.

Me anë të një statusi në “Facebook”, Basha thekson se Krajka i kushtoi jetën kombit, duke shtuar se trashëgimia e tij do të mbetet një shembull për të gjithë shqiptarët.

“Shqipëria është sot në dhimbje dhe kujton me nderim dhe respekt të veçantë jetën e jashtëzakonshme të këtij burri të shquar, i cili ia kushtoi jetën ushqimit të shpirtrave të shqiptarëve në ditët e thatësirës më të madhe kulturore e shpirtërore të kombit.

Vepra e maestro Krajkës qëndron si një testament për fuqinë e artit, provë se një vepër e vetme mund të bëjë dallimin, në çdo shpirt, në çdo shtëpi, në të gjithë vendin. Përpjekjet e palodhura të Agim Krajkës i dhanë atij jo vetëm titullin Artist i Merituar dhe Nderi i Kombit, por edhe respektin e mijëra shqiptarëve të frymëzuar nga arti i tij, si akt sublim lirie.

Trashëgimia e tij do të qëndrojë mes nesh si një shembull për të gjithë ne që të ngulmojmë në përpjekjen drejt të hijshmes dhe përsosjes!“, shkruan Basha.

Tags: , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back