Aktualitet

Ndalohet peshkimi gjatë muajit dhjetor në Pogradec

Shkruar nga Liberale
Ndalohet peshkimi gjatë muajit dhjetor në Pogradec

Prej datës 1 dhjetor dhe deri në fund të këtij muaj, në Liqenin e Pogradecit, ndalohet me ligj peshkimi i çdo lloj peshku, kjo sipas specialistëve pasi korani është në periudhën e riprodhimit dhe gjuetia e shfaros atë në këtë periudhë.

Ndalimi i peshkimit nënkupton shtim të kontrolleve përgjatë vijës liqenore, veçanërisht gjatë natës, kur individë tentojnë të peshkojnë.

Por, organizata e menaxhimit të peshkimit (OPM) ka asete dhe mundësi të pakta financiare për të monitoruar ndalimin e peshkimit, siç pohon për A2 edhe vetë Adriatik Dokollari, kryetar i Organizatës së Menaxhim-Peshkimit.

Peshku endemik koran, gjatë viteve të fundit konsiderohet si specie në zhdukje dhe me gjithë masat e marra dhe moratoriumet sërish shtimi i koranit nuk është atje ku duhet, kjo edhe për faktin se pala maqedonase prej 3 apo 4 vitesh nuk hedh fare në liqen rasat e koranit, ndërsa pala shqiptare hedh deri në 2 milionë rasat në vit.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH