Aktualitet

Ndalimi, çështje e nxitur politikisht? Ja çfarë thotë Henri Çili

Shkruar nga Liberale
Ndalimi, çështje e nxitur politikisht? Ja çfarë

Pas lajmeve apo komenteve të shumta se ndalimi i tij nga policia ishte një çështje e nxitur politikisht, botuesi Henri Çili u shpreh në deklaratën e tij për mediat se nuk mendon që është viktimë e ndonjë procesi politik.

Sipas tij, ka të bëjmë me atë që Çili e quan cilësi skandaloze e sistemit të vjetër të drejtësisë.

"A është çështja ime e nxitur politikisht? Unë nuk mundoj se jam viktimë ndonjë procesi politik, nuk jam absolutisht i bindur se kjo çështje duhet interpretuar politikisht. Mendoj se kemi të bëjmë me cilësinë skandaloze të sistemit të vjetër të drejtësisë, protagonizmit të sëmurë lokal të segmenteve të drejtësisë. Si e tillë kjo çështje nuk shërben fare për askënd “si bilanc i luftës ndaj korrupsionit apo krimit”. Është një proces i pakuptimte, absurd, për të qenë i qëllimshëm, aq me pak politikisht", u shpreh aksioneri i "Legal Studio". /Gazeta Liberale

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH