Globi

Ndalet për ndërrimin e gomës, vdes para syve të gruas (pas një ataku kardiak)

Shkruar nga Liberale

Antonio Spinetti, 82 vjeç, vdiq para syve të tronditur të gruas së tij. Çifti kishte parkuar Opel Agila-n e tyre në Napoli, pasi u ishte shpuar goma. Një djalë dhe një vajzë më pas u dolën përpara dhe u afruan për t’i ndihmuar, por ata i grabitën kuletat dhe sendet e tjera dhe më pas u arratisën duke hipur në një skuter.

Kur 82-vjeçari vuri re vjedhjen, ai u shemb në tokë pa ndjenja. Ishte e padobishme ndërhyrja e një ambulance. “Burri im ishte shumë i tronditur," tha zonja, pasi mësoi grabitje. “Ne nuk qarkullojmë me makinë luksoze, prandaj nuk prisnim kurrë që të na vidhen sendet dhe celularët në makinë nga horrat e zonës. Edhe për këtë burri im u befasua dhe dukshëm nuk e meritonte të vdiste në këtë mënyrë”, tha e gruaja e moshuar.

Çifti që grabiti të moshuarën janë identifikuar dhe arrestuar nga policia. Mësohet se të dy kanë shpuar qëllimisht gomën e viktimës dhe më pas kanë vjedhur të moshuarit. /Liberale.al/

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH