Sociale

Ndahet para kohe nga jeta zyrtari i lartë i Gjykatës Berat

Shkruar nga Liberale
Ndahet para kohe nga jeta zyrtari i lartë i Gjykatës Berat

Është ndarë para kohe nga jeta kancelari i Gjykatës së Beratit, Sokol Myftari. Nuk bëhet i ditur shkaku i ndarjes së parakohshme nga jeta të zyrtarit të lartë.

Lajmin e trishtë e bën me dije Gjykata Berat, në një postim në rrjetet sociale.

“Sokoli punoi pranë kësaj gjykate që prej vitit 2015 dhe deri ditën e hënë ku ai u largua për të mos u kthyer më pranë kolektivit tonë”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i Gjykatës Berat:

Me hidhërim të thellë njoftojmë ndarjen e parakohshme nga jeta të Kancelarit të Gjykatës së Beratit z. Sokol Myftari. Sokoli punoi pranë kësaj gjykate që prej vitit 2015 dhe deri ditën e hënë ku ai u largua për të mos u kthyer më pranë kolektivit tonë. Ikja e tij e parakohshme ka prekur jo vetëm kolektivin por edhe popullin e Beratit dhe qyteteve përreth, të cilëve ju ka shërbyer me përkushtim dhe devotshmëri.

I shprehim familjes së tij ngushellimet më të sinqerta. I paharruar qoftë kujtimi jot Sokol…

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH