Aktualitet

Ndahet nga jeta studiuesi dhe shkrimtari Moikom Zeqo

               Publikuar në : 08:40 - 15/06/20 liberale

Është ndarë nga jeta në moshën 71-vjeçare studiuesi dhe shkrimtari i mirënjohur, Moikom Zeqo.

Ai ka ndërruar jetë sot në mëngjes, duke humbur kështu betejën me sëmundjen e rëndë, nga e cila vuante prej disa vitesh.

Kush ishte Moikom Zeqo?

Moikom Zeqo lindi më 3 qershor 1949 në qytetin e Durrësit. Familja e tij është me origjinë nga Libohova. Në Libohovë ai morri edhe arsimin fillor.

Më 1967 nisi të ndiqte Fakultetin Histori Filologji, duke u diplomuar në Universitetin e Tiranës më 1971 në degën gjuhë-letërsi.

Në vitet 1971-1974 punoi si gazetar dhe redaktor letrar i gazetës “Drita”. Është Doktor i Shkencave dhe mban Urdhërin e Lartë “Mjeshtër i Madh”.

Është autori i 62 librave me poezi, studime arkeologjike, për historinë e artit, si dhe të nje numëri skenaresh për filma kinematografike e televizivë me karakter arkeologjik dhe kulturor dhe ka marrë disa herë çmime të para për librat e tij. /Gazeta Liberale

 

Tags: , , ,


KOMENTO (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

Back