Aktualitet

Ndahet nga jeta pas një sëmundje të papritur i riu nga Librazhdi

Shkruar nga Liberale

 

Një i ri nga Librazhdi është ndarë nga jeta pas një sëmundje të papritur.

Lajmin e trishtë e bëri publik në rrjetet sociale Shoqata Çermenika, ndërsa i riu quhej Erik Kënga, duke prekur dhe tronditur jo vetëm ata që e njihnin, por tërë zonën, edhe për faktin se ishte në lule të rinisë.

Mesazhi i Shoqatës Çamëria:

Lulet e Çermenikës po këputen një nga një në kulmin e lulëzimit të tyre.

Duket si një ëndërr e keqe, por në të vërtetë është një realitet i hidhur.

Enrik Kenga, nga fshati Orenjë i Çermenikës, është larguar nga kjo jetë duke lënë një boshllëk të madh në familjen e tij, në shoqëri edhe tek të gjithë ata që e njihnin.

Shoqata Çermenika shpreh ngushëllimet më të përzemërta familjes së Enrikut për këtë humbje të madhe. Shpirti i tij u prehtë në paqe.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH