Aktualitet

Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-zv/ministri i Drejtësisë, Kristaq Traja

Shkruar nga Liberale
Ndahet nga jeta në moshën 66-vjeçare ish-zv/ministri i

Ndahet nga jeta konstitucionalisti i njohur shqiptar, Kristaq Traja. Lajmin e kanë dhënë miqtë e tij në rrjetet sociale për këtë ndarje. Traja u shua në moshën 66-vjeçare për shkak të një sëmundje të rëndë.

Ish-kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Denar Biba ka ndarë me miqtë të tij lajmin e ndarjes nga jeta të juristit të njohur Kristaq Trajes, i cili ka qenë përfaqësuesi i Shqipërisë në Gjykatën e të Drejtave të Njeriut në Strasburg.

“KRISTAQ TRAJA, e vetmja mendje qe unë kam admiruar ndonjëherë!

Faleminderit qe ke ekzistuar! Faleminderit Zotit qe me dha mundësinë te te njihja e te bëhesha miku yt!”, shkruan Denar Biba.

Liberale Newsroom

Poll
SHQIPENGLISH